Një Inter fantastik, një skuadër pa rivalë në Serie A, me titullin që ishte dhe mbetet thjesht çështje kohë. Ekipi zikaltër thyen me shumë lehtësi një nga ekipet më në formë në Serie A, Atalanta-n, këtë e bëri me rezultatin e thellë 4-0 duke e dërguar në plus 12 diferencën me Juve. Me Asllanin nga minuta e parë dhe më një rotacion të ndjeshëm, Inzaghi e zgjidhi më lehtë se sa pritej këtë sfidë, sigurisht kishte edhe detajet në favor. Me shiritin e kapitenin në krah, Gjimshiti e kishte të pamundur të ndalte furinë zikatër.
Në fakt, e krijuan iluzionin se mund ta bënim diçka të tillë teksa De Ketelaere kaloi Atalanta-n në avantazh që në minutën e 11-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka, me ndihmën e sistemit VAR, për prekje të topit me dorë në zonë nga Miranchuk. Pak minuta më pas ishte portieri Carnesechi që gaboi duke i dhënë mundësinë Darmian të kalonte Inter në avantazh. Në fundin e pjesës së parë ishte Martinez që me një ekzekutim fantastik dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, Inter fitoi një 11-metërsh, por Martinez gaboi fillimisht nga pika e bardhë, Dimarco ndoqi mirë aksionin duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 71-të ishte Frattesi që me kokë kompletoi “pokerin” e Interit.
Mediat italiane i kushtuan faqet e para suksesit të ekipit zikaltër: “Një Inter i mrekullueshëm”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Inter në kuotën 100”, shkruan Corriere dello Sport, duke bërë krahasime me Juven e vitit 2014 që mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 102 pikëve, rekordi i pikëve në Serie A.
()