‘Reforma Zgjedhore e rëndësishme për zgjedhje të lira’, Çupi: PD mbështet ndërkombëtarët, por…

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24, tha se Reforma Zgjedhore është tepër e rëndësishme për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çupi theksoi se  opozita nuk e bën “luftën” për veten, por për popullin shqiptar.

Reforma Zgjedhore është ndër gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Ne jemi grupi më i madh opozitar në Kuvend. Duhet të kemi një reformë zgjedhore, e cila na garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Raportet e tregojnë se ka rënie të standardeve për zgjedhje të lira. Është faktuar implementimi i plotë i administratës në zgjedhje. Reformat e thella nuk bëhen për një parti, por bëhen për të gjithë vendin, ne duhet të jemi të besueshëm për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk luftojmë për vete, por për popullin shqiptar. Ne kërkojmë atë që na jep autoriteti i të qënit shumicë në opozitë. Ne na bashkon mendimi ndryshe, që nuk e gjen tek PS”, tha Çupi.

Dhurata Çupi vlerësoi se PD mbështet ndërkombëtarët, mbështet SPAK-un, Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, ajo shtoi se kur Struktura e Posaçme apo GJK jep vendime që duket se nuk janë të drejta, Partia Demokratike kritikon ato.

“Ne e njohim SPAK-un, ne e njohim Gjykatën Kushtetuese, por se kur shohim se në vendimet e tyre ka probleme, e themi. Qeverisja është e zhytur në afera korruptive. Grupe të caktuara në PD kanë kontakte me ndërkombëtarët, në mënyrë të vazhdueshme ne kemi marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët. Ne jemi opozitë që funksionojmë në mënyrë dinjitoze. Unë besoj se me bashkimin e PD së fundmi, patjetër që në zgjedhjet e ardhshme do të jemi alternativë qeverisëse. Duhet thënë se demonstrata e 20 shkurtit ishte e madhe. Protesta ishte madhështore, pasi bulevardi është dhe vendi ku shikohet qartë sesa mbështetet një forcë e caktuar politike. Protesta ia arriti qëllimit. Opozita e kuptoi se ka mijëra qytetarë që e mbështesin. Ky ishte lajm shumë i mirë, pasi bulevardi u mbush plot protestues. Unë beosj se janë të shumtë qytetarët, që mendojnë se keqqeverisja është ulur këmbëkryq në vendin tonë. Me keqardhje e them se nga 2013, ne kemi pasur regres në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Sa i përket Samiteve, patjetër që janë të mira për imazhin e vendit, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mendojmë se ne nuk kemi rol të madh në politikën globale. Shto faktin se Rama i përdor Samitet për kredo personale”, u shpreh Çupi.

()

Arena e Lajmit

‘Reforma Zgjedhore e rëndësishme për zgjedhje të lira’, Çupi: PD mbështet ndërkombëtarët, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook