Tirana ndihmë për rindërtimin e qyteteve ukrainase, Veliaj pret ministrin Kamyshin: “Fatkeqësinë e luftës ta kthejmë në mundësi për prosperitet”

Tirana, si kryesuese e Presidencës B-40, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit, do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës të dëmtuara nga agresioni rus. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministrin ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin, me të cilin diskutoi mbi përdorimin me eficencë të financave.

“Përvoja që kemi me rindërtimin pas tërmetit është një eksperiencë për të ndihmuar qytetet se si të planifikojnë më shpejt, si të përdorin financat me efiçencë. Do ishim shumë të lumtur që ato punë të planifikimit që kemi nisur në Irpin dhe në disa qytete të tjera, bashkë me Stefano Boerin dhe disa arkitektë, për rindërtimin e qyteteve, dhe fakti që Tirana në një kohë shumë të shkurtër arriti të transformohet në një qytet modern, mund të jetë që fatkeqësinë e luftës dhe shkatërrimit ta kthejmë në një mundësi për prosperitet dhe urbanizim modern”, theksoi Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, Bashkia e Tiranës ka kontribuuar për ndërtimin e një shkollë të re në qytetin e Kharkivit të shkatërruar nga lufta, si dhe vijon ndihmën në procesin e rindërtimit. “Tirana është qytet simotër me qytetin e Karkivit, ku ne kemi sponsorizuar ndërtimin e një shkolle. Por, ashtu siç kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky po koordinojnë përpjekjen diplomatike dhe ushtarake, unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në përpjekjen për rikonstruksion, qoftë për vendstrehimet, qoftë për shkolla, kopshte e çerdhe. Ne nuk jemi qyteti më i pasur, por fakti se kemi qenë të parët për të ndihmuar do të thotë se ka shumë qytete në Ballkan, me rrjetin tonë të B-40, por ndoshta edhe qytete në Evropë, ku secili mund të çiftohet me një qytet tjetër”, tha Veliaj.

Ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin vlerësoi mikpritjen dhe punën e bërë në kryeqytet për mbarëvajtjen e samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që solli Presidentin Volodymyr Zelensky për herë të parë në Tiranë. “Para së gjithash, jam mirënjohës që na keni ftuar në qytet, që na keni ftuar në këtë Samit. Ju dhe kryeministri keni bërë një punë të shkëlqyer, duke sjellë të gjitha vendet ballkanike së bashku. Dhe do të jemi të suksesshëm sikurse edhe duhet të jetë!”, deklaroi Kamyshin.

Tirana është dhe pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës.

Arena e Lajmit

Tirana ndihmë për rindërtimin e qyteteve ukrainase, Veliaj pret ministrin Kamyshin: “Fatkeqësinë e luftës ta kthejmë në mundësi për prosperitet”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook