“Djajtë” joshin Inzaghi-n, Inter vihet në lëvizje, gati kontrata e re

E ardhmja në dyshim, ose më saktë, e gjitha për të shkruar. Tuttosport, e përditshmja italiane, i ka kushtuar një artikull rinovimit të Simone Inzaghi-t, me teknikun italian që ka një kontratë me zikaltërit deri më 30 qershor 2025. Me punën fantastike që ka kryer në krye të Interit, Inzaghi ka rritur shumë kuotat e tij në botën e treningut, aq sa për të tani interesohet edhe Man.United. Nëse Ten Hag do të largohet nga “djajtë e kuq”, drejtuesit e klubit do të marrin në konsideratë emrin e trajnerit të Inter.

Inzaghi
Inzaghi

Të vetëdijshëm për interesimin ndaj Inzaghi-t janë edhe drejtuesit e klubit zikaltër, për këtë arsye po punojnë prej kohësh për të gjetur një akord të ri, synojnë të rinovojnë kontratën deri më 30 qershor 2027. I pyetur mbi këtë temë, për interesimin nga ekipe “big” jashtë Italisë, Inzaghi nuk preferoi të zgjatej: “Më bëhet qejfi për këtë, por unë mendoj se nuk duhet folur vetëm për Inzaghi-n, por për Interi. Po bëjmë një punë të mirë dhe dëshirojmë ta vazhdojmë”, u shpreh Inzaghi duke konfirmuar se dëshira e tij është të vijoj në Milano.

()

Arena e Lajmit

“Djajtë” joshin Inzaghi-n, Inter vihet në lëvizje, gati kontrata e re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook