Egnatia harron si fitohet, Dinamo i merr pikë në Rrogozhinë. Skënderbeu trazon kartat, thyen Laçin dhe futet në “final four”

5 ndeshje pa fitore, shifrat flasin qartë, Egnatia nuk po kalon një moment të mirë, për të mos thënë që rrogozhinat po kalojnë një krizë të vogël në këtë pikë të sezonit. Ekipi kryesues u ndal sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Dinamos. Sigurisht, një pikë kundër ekipit të Mehmetit nuk është për tu hedhur poshtë, por ecuria e tyre këtë periudhë, pas merkatos së janarit, ku ekipi ndryshoi shumë, zbeh pak statusin e tyre si ekipi për t’u mundur.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 50-të fal një ekzekutimi fantastik të Zejnullait nga goditja e dënimit. Dinamo reagoi shpejt dhe në minutën e 63-të, Kaçorri me kokë finalizoi një aksion shumë të bukur duke barazuar shirat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Me 50 pikë pas 26 javësh, Egnatia qëndron e qetë në krye, për momentin plus 7 pikë në raport me Vllazninë.

Një fitore shumë të rëndësishme për zonën euro siguroi Skënderbeu. Ekipi korçar mposhti Laçin në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Golin trepikësh për ekipin e Gvozdenovic e realizoi Nikaj në minutën e 90-të. Fal këtij suksesi, Skënderbeu renditet për momentin në vendin e katërt.

()

Arena e Lajmit

Egnatia harron si fitohet, Dinamo i merr pikë në Rrogozhinë. Skënderbeu trazon kartat, thyen Laçin dhe futet në “final four”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook