Krijohet këshilli i biznesit Shqipëri-Arabi Saudite: Do zgjerohet bashkëpunimi ekonomik mes 2 vendeve

Krijohet këshilli i përbashkët i biznesit mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, për të rritur shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Ne do të shikojmë nga afër mundësinë e bashkëpunimit për investim dhe krijimin e partneritetit mes dy vendeve mike. Kemi shprehur gatishmëri për të qenë të pranishëm me investime në Shqipëri. Referuar takimeve ajo që del në pah është rëndësia e investimeve në fushën e turizmit dhe agrikulturës. Jemi duke parë të gjitha hapësirat dhe mundësitë për të investuar në sektor të ndryshëm të Republikës së Shqipërisë”, tha delegacioni saudit.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në Forumin Ekonomik Shqiptar-Saudit, me pjesëmarrjen e Ambasadës së Arabisë Saudite, ministrave dhe përfaqësues të dhomës së tregtisë së dy vendeve.

Arena e Lajmit

Krijohet këshilli i biznesit Shqipëri-Arabi Saudite: Do zgjerohet bashkëpunimi ekonomik mes 2 vendeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook