Kush është 35-vjeçari i plagosur në Pogradec, autori i ngjarjes e ndoqi pas për ta vrarë. Ngrihen pika kontrolli për ta arrestuar  

Policia e Pogradecit dha detaje pas plagosjes me armë zjarri duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”. Gazetarja Lorena Kodra informon se i plagosur ka mbetur shtetasi Alted Jolldashi, 27-vjeç, i cili ka përfunduar në spitalin e qytetit.

Gazetarja sqaron se autori i ngjarjes, shtetasi, D. M. E ka ndjekur 27-vjeçarin me qëllim për ta vrarë atë, ndërsa ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Kjo mbështetet edhe mbi gjurmët e gjakut që ndodhen në rrugë. Mësohet se ndaj Olldashit është qëlluar katër herë, ndërsa vetëm dy prej plumbave e kanë kapur atë, një në pjesën e këmbës dhe një tjetër në pjesën e shpatullës.

“Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

Arena e Lajmit

Kush është 35-vjeçari i plagosur në Pogradec, autori i ngjarjes e ndoqi pas për ta vrarë. Ngrihen pika kontrolli për ta arrestuar  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook