Juli dhe Rike janë bërë bashkë në lojën e “Big Brother VIP” “kundër” Romeo Veshaj, i cili gjithashtu është bashkuar me Meritonin dhe Ilnsia Agollin.
Gjatë një bisede me njëri-tjetrin, modelja dhe konkurrenti kanë thurur një plan për të nxjerrë “fytyrën e vërtetë” të aktorit.
Juli i tha Rikes që duhet të ofendojë Françeskën në sytë e Romeos për të shikuar nëse ai do ta mbrojë apo jo, pasi ai ka thënë vetë që i mbron të gjithë njerëzit që lëndohen.
“E kam menduar, por kam frikë që janë gjëra që nuk pëlqehen jashtë sepse janë gjëra joreale”– u shpreh Rike, e cila nuk di nëse do e bëjë këtë gjë apo jo.
Pjesë nga plani:
Juli: A ke konflikt me Françeskën?
Rike: Po
Juli: Bëje provë nesër dhe ofendoje. Thuaj Farnçeskës që do të ofendoj në sytë e Romeos
Rike: E kam menduar, i thashë që parë. I thashë dua ta bëj kështu-kështu se ne simpati për njëra-tjetrën nuk kemi. Edhe i thashë që dua të shikoj nëse të mbro ty se sot tha unë mbroj të gjithë njerëzit që lëndohen. Tani nëse unë të lëndoj ty dhe ti qan ai do të mbrojë? Apo s’ka leverdi për ty ai
Juli: Bëje provë nesër që ajo të ndjehet keq
Rike: E kam menduar, por kam frikë që janë gjëra që nuk pëlqehen jashtë sepse janë gjëra joreale