Përfshihet nga zjarri një makinë në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. Z., 39 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.