“Reforma territoriale dha impakt, por ka shumë vend për përmirësim”, Farrici: Ja sfida më e madhe e bashkive në vend

Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në Neës24 ka folur rreth reformës territoriale të implementuar vite më parë dhe rezultatet e saj.

Ajo u shpreh se reforma ishte e domosdoshme për kohën dhe se ajo ka pasur impakt në thuajse në të gjitha fushat e përgjegjësisë së pushtetit lokal.

Megjithatë ajo theksoi se reforma ka shumë vend për të përmirësuar aftësinë e bashkive në aftësinë e ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët.

Sipas saj sfida më e madhe për bashkitë është autonomia financiare e tyre, pa të cilën është e vështirë të flitet për autonomi të funksioneve.

“10 vite janë të mjaftueshme për të parë maturimin që duhet të vijë nga një reformë e thellë siç ishte ajo territoriale që ndodhi. Mendoj se reforma ishte e domosdoshme dhe impaktet e saj i ka dhënë në të gjithë fushat e përgjegjësisë së pushtetit lokal.

Paralelisht gjatë implementimit të kësaj reforme ka shumë vend për të përmirësuar aftësinë e bashkive në aftësinë e ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët. Reforma në tërësi është pozitive, por ka nevojë për rishikime në shumë drejtime. Qoftë korrigjime të ndarjes territoriale, ka nevojë për rishikime të ligjeve, qoftë sektoriale apo ët qeverisjes vendore kohë pas kohe ka nevojë për rishikime.

Sfida më e madhe është autonomia financiare e bashkive. Nëse nuk ka autonomi financiare është e vështirë të flasësh për autonomi të funksioneve”, u shpreh ajo.

Arena e Lajmit

“Reforma territoriale dha impakt, por ka shumë vend për përmirësim”, Farrici: Ja sfida më e madhe e bashkive në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook