Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku dy vëllezër janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë për motive të dobëta.
Raportohet se 36-vjeçari E. K. dhe vëllai i tij janë konfliktuar me A. J. 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç ët cilët janë po ashtu vëllezër.
Si pasojë e konfliktit E. K dhe vëllai i tij A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.