Shpërthimi i flakëve në ish-depozitat e karburantit, zbulohet shkaku i zjarrit në Ballsh

Një ish depozitë e naftës bruto me kapaciteti prej 10 mije metër kub ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.

Raportohet se në të kishte ende mbetje të naftës bruto, ndërsa mësohet se depozita i përkiste repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Gazetarja Marsela Topi ka zbuluar për se shkak për rënien e zjarrit është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të shpërthejnë.

Sakaq, raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.

Arena e Lajmit

Shpërthimi i flakëve në ish-depozitat e karburantit, zbulohet shkaku i zjarrit në Ballsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook