Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas shpërthimit në Lushnjë që la pas dy të vdekur dhe shtatë të plagosur përfshirë deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.
“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.
Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, shkruan Bardhi.