Situata në PD, Baçi: Berisha vijon me idetë autoritariste. Sherret e opozitës i shërbejnë Ramës

TIRANË – Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo, duke folur për situatën e opozitës, deklaroi se Sali Berisha vazhdon të mendojë se vetëm ai është kreu opozitar i përjetshëm dhe se kush i del kundër, e konsideron armiq. Baçi shtoi se sherret e eksponentëve brenda PD-së i shërbejnë vetëm Ramës.

“Pas zgjedhjeve, nëse opozita humb, ka një presion mbi Berishën dhe Bashën. Por, nëse opozita fiton, çfarë do bëjë zoti Shehi, që ka dale me lëvizje të re? Po, duhet një lëvizje për votuesit gri. Shehi niset nga fakti që Sali Berisha ka ndërtuar një narrativë, ku thotë se kush nuk është me mua, nuk është opozitë. Mirëpo, duhet të elimonohen egot dhe të mos luftojmë për veten, por për të gjithë opozitën, që nesër të jetë në pushtet. Edhe z Basha mban shumë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur me PD, por për zgjedhjet e 14 majit, duhet të mbajë përgjegjësi z Bardhi, zonja Tabaku. Berisha mendon se është e vetmja alternativë e opozitës. Sherret në PD i shërbejnë vetëm Ramës”, tha Baçi.

Agim Baçi, duke komentuar Samitet e mbajtura në Tiranë, deklaroi se ata janë një gjë e mirë për Shqipërinë.

“Jam kundër leximit të ngjarjes të tillë që ta shikojmë Ramën si hero. Por, Samitet ishin të rëndësishme për vendin tonë, kjo duhet pranuar. Jam kundër leximeve ekstreme”, deklaroi Baçi.

()

Arena e Lajmit

Situata në PD, Baçi: Berisha vijon me idetë autoritariste. Sherret e opozitës i shërbejnë Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook