TIRANE
Ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozit, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Lezhës.
Minxhozi u vlerësua për promovimin e resurseve dhe vlerave turistike në nivel kombëtar të Lezhës, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm personalitete nga Shqipëria dhe Kosova.
Mes emocionesh Qemal Minxhozi shprehu falenderimet e tij për vlerësimin me titullin Qytetar Nderi i Lezhës.
Qemal Minxhozi ka mbajtur për 10-vite postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, ndërsa më herët ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.