“Jolldashi ka qëlluar i pari, por…”/ Plagosja në Pogradec, banorët: Rrezikuam nga plumbat! Ndodhi gjithçka shumë shpejt

Alten Jolldashi, i plagosur ditën e djeshëm në Pogradec, është dërguar drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas mjekëve të spitalit të Pogradecit ai ka marrë 3 plagë, një plagë mbi gju, një në dorë dhe tjetra në pjesën e kraharorit(por pa kapur organet jetësore).

Ndërkohë sipas burimeve nga policia për , në vendngjarje ka qëlluar me armë zjarri edhe i plagosuri Jolldashi.

Rezulton se konflikti i djeshëm nuk ka qenë një konflikt i çastit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve.

Banorët jashtë kamerave kanë pohuar se e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se kanë rrezikuar dhe vetë ata nga plumbat.

Ndërkohë plumbat janë gjetur edhe poshtë mjeteve të parkuara.

Arena e Lajmit

“Jolldashi ka qëlluar i pari, por…”/ Plagosja në Pogradec, banorët: Rrezikuam nga plumbat! Ndodhi gjithçka shumë shpejt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook