“Optika Luani” prezente edhe në Sarandë. Për festat e 7-8 marsit ulje 50% për skeletet e syzeve optike dhe të diellit

Rrjeti i dyqaneve optikë “Optika Luani” prezente në qytetet kryesore të vendit, zgjeron aktivitetin e saj, për t’u gjendur sa më pranë klientëve të vet tanimë me dyqanin e saj më të ri edhe në jugun e Shqipërisë në Sarandë.

Me një përvojë disavjeçare në fushën e optikës dhe optometrisë, në sajë të përkushtimit të përditshëm në punë dhe besimit të klientëve Optika Luani ofron për qytetarët e Sarandës standartet më të larta në fushën e optikës përmes një stafi të specializuar dhe të trajnuar specialistësh të okulistikës dhe optometrisë. Në shërbim të klientëve Optika Luani ofron vizita okulistike të specializuara me doktorë optometristë të huaj, duke ndjekur çdo problematikë që lidhet me shikimin.

Vizitat okulistike për të gjitha moshat kryhen me pajisjet më moderne dhe teknologjinë më të avancuar të kohës së sotme. Optika Luani sjell ekskluzivisht në tregun shqiptar liderin botëror të xhamave optikë Shamir.

Laboratorët high-tech të Shamir ofrojnë gamën më të gjerë të xhamave optikë nga ato me një shikim deri në progressive, me lenten Shamir Autograph Intelligence e vlerësuar si lentja më e mirë progresive sot për sot. Në Optika Luani përzgjedhja e xhamave optikë kryhet sipas moshës, profesionit dhe aktivitetit ditor për një komfort sa më të lartë në shikim.

Në Sarandë e jo vetëm, Optika Luani do të ofrojë markat më elitare të syzeve të diellit dhe optike përmes koleksioneve më të reja, duke ndjekur tendencat e cdo sezoni. Me rastin e hapjes së dyqanit në Sarandë, dhe festat e 7-8 Marsit Optika Luani do të ofrojë ulje ekskluzive 50 % tek të gjitha syzet e diellit dhe skeletët optikë deri më 8 Mars.

Arena e Lajmit

“Optika Luani” prezente edhe në Sarandë. Për festat e 7-8 marsit ulje 50% për skeletet e syzeve optike dhe të diellit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook