Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman ditën e sotme.
Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.