Itali, transportonte me furgon 26 kilogramë hashash, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur në flagrancë duke transportuar një sasi të madhe droge. Efektivët e policisë së Leçes kanë ushtruar kontroll, në një lokalitet në zonën e Barit, në një furgon të drejtuar nga 25-vjeçari Ariet Prendi, me kombësi shqiptare.

I riu ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz, gjë që ka shtyrë efektivët të hetojnë më tej, duke kryer një kontroll në automjetin e tij me ndihmën e qenve zbulues.

Rezultati i kontrollit bëri të mundur zbulimin e lëndëve narkotike, në dyshemenë e mjetit, i cili mund të hapej duke përdorur një pajisje speciale të pajisur me një panel të fshehur butoni, brenda të cilit u gjetën blloqe hashashi me peshë totale 26 kilogramë si dhe rreth 8 gramë kokainë.

()

Arena e Lajmit

Itali, transportonte me furgon 26 kilogramë hashash, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook