“Duhet të shkojnë në Mynih për të përsëritur ndeshjen e parë, Lazio të shfrytëzojë rastet”, flet Igli Tare

Lazio fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në Champions League ndaj Bayern Munchen. Rreth takimit të kthimit dhe mundësive për kualifikimi, ka dhënë mendimin e tij ish-drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.

Këtë herë raporti i fuqive duket më i balancuar…

Ka pak ndjenjën se Bayerni e nënvlerësoi Lazion. Ata nuk e konsideruan se Lazio është një ekip me më shumë përvojë sot, me shumë lojtarë që kanë luajtur tashmë ndeshje kaq të rëndësishme.

A është Bayerni më i dobët se në vitin 2021?

Për mendimin tim, Bayern mbetet favorit. Megjithatë, Lazio luajti një ndeshje të madhe në Romë. Për të arritur larg në një kompeticion si ky, është e rëndësishme të shmangësh lëndimet në momentet vendimtare dhe të luash me vazhdimësi deri në fund të ndeshjes. Bayernit i mungon kjo vazhdimësi në këtë sezon, nuk është më skuadra që ishim mësuar ta shihnim. Dhe deficiti prej 10 pikësh në kampionat e dëshmon këtë.

Megjithatë, edhe Lazio nuk po shkon mirë…

Me Milanin do ta kishte merituar të fitonin. Fatkeqësisht arbitri pati një ditë të keqe dhe vendimet e tij patën një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, në përgjithësi, Lazio nuk po kalon një periudhë të mirë në ligë, me 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Lazio ka vështirësi sidomos në fazën e realizimti.

Si e shihni sfidën?

Lazio nuk ka asgjë për të humbur… Duhet të shkojnë në Mynih për të përsëritur ndeshjen e parë. Ata kanë një mesfushë të shkëlqyer dhe një mbrojtje solide. Nëse lojtarët sulmues kanë një ditë të mirë, gjithçka mund të ndodhë, sepse një ose dy raste do të ndodhin gjatë ndeshjes dhe do të duhet t’i shfrytëzojnë ato.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Duhet të shkojnë në Mynih për të përsëritur ndeshjen e parë, Lazio të shfrytëzojë rastet”, flet Igli Tare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook