Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.
Klosi, ish- shefe e kabinetit të ish-zv. Ministrit Arben Ahmetaj akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.
Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.
Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.