Shtyrja e çështjes së Berishës në GJKOO, Boçi: Qëllimi final është t’ja heqin mandatin Berishës, drejtësia e kapur

TIRANË – Demokrati Luciano Boçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke folur për shtyrjen e çështjes së Berishës në GJKKO, deklaroi se kjo shtyrje ishte e qëllimshme. Boçi thekson se qëllimi final i drejtësisë së re është që t’ja heqin mandatin Berishës, duke shtuar se drejtësia është e kapur.

“Pengesat që paraqet GJKKO nuk i ha më askush. Të shtyhet seanca për arsye ligjore, sigurisht që vendimi është joligjor. Kjo tregon se ka një qëllim final politik. Qëllimi final i tyre është t’ja heqin mandatin Sali Berishës. Qëllimi është që Berisha të mos vijë në parlament dhe nëse nuk do vijë për 6 muaj, i hiqet mandati. Përfundimi është se drejtësia është e kapur. Gjyqtarja Gjoka është në konflikt interesi me Berishën. Thjesht për moralin e drejtësisë së re, mund të ishte një gjyqtare tjetër. Zonja Gjoka është dënuar edhe në Greqi dhe është dëbuar nga shteti grek. Gjokës i është rënduar pozita në raport me ligjin”, tha Boçi.

Duke folur për ndryshimet në status, që priten të miratohen gjatë ditës së nesërme, Boçi tha se opozita po shkon drejt bashkimit. Ai tha se ndryshimet janë bërë gjithnjë në bazë të vullnetit të votës.

“Procesi i bashkimit të opozitës po realizohet. Deputetët kanë bërë kërkesa për ndryshime statutore. Kryesia do të diskutojë propozimet për ndryshimet e statutit. Pjesa e Kryesisë pasurohet me ata që janë drejtues të Komisioneve Parlamentare ose janë nënkryetarë të Komisioneve Parlamentare. Kryesia do të vendosë dhe Këshilli Kombëtar do të miratojë ose jo vendimet. Jemi sot në një situatë të pazakontë. E vërteta del nesër nga Kryesia dhe nga Këshilli Kombëtar. Ndryshimet janë bërë në bazë të vullnetit të votës”, u shpreh Boçi.

()

Arena e Lajmit

Shtyrja e çështjes së Berishës në GJKOO, Boçi: Qëllimi final është t’ja heqin mandatin Berishës, drejtësia e kapur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook