Zyrtarizim në orët e vona, klubi i Superiores ndan rrugët me trajnerin

Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Lajmi është dhënë nga klubi i Superiores, me një postim në rrjetet sociale. “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese” – Shkruan klubi.

Vetëm 5 ndeshje, kaq ka zgjatur aventura e Bejzades në stolin e skuadrës nga Shijaku. Këta të fundit tashmë janë në kërkim të një trajneri, me të cilin do synojnë që të arrijnë objektivat e këtij sezoni. Erzeni e sheh veten për momentin në vendin e parafundit në kampionat, me 26 pikë të grumbulluara. Ekipi është i impenjuar edhe në Kupë, ku sfidon Vllazninë me 3 mars.

132132132
132132132

(J.S/)

Arena e Lajmit

Zyrtarizim në orët e vona, klubi i Superiores ndan rrugët me trajnerin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook