Tekniku i Sporting, Ruben Amorim i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Atalantën në Europa League.
“Mendoj se kemi përmirësuar shpejtësinë e ekipit, jemi përmirësuar dhe jemi më të fortë se Atalanta tani. Ata janë mirë, humbën kundër Inter-it, por të gjithë humbin kundër Inter-it. Atalanta është një ekip i shkëlqyer dhe po përgatitet për ndeshjen.
Gasperini?“Unë kam qenë një fans i madh i punës së Gasperini-t që kur isha ende lojtar. Mezi pres të takoj një trajner të madh si ai edhe një herë” – tha trajneri i Sporting.
(J.S/)