Detajet/ 39-vjeçari nga Shijaku dhe vajza nga Venezuela u njohën në rrjetet sociale, nuk pranojnë në polici se…

DURRËS- Pesë vajza të huaja janë proceduar në gjendje të lirë për prostitucion në Durrës. 22-vjeçarja nga Venezuela përfundoi mbi tendën e lokalit pas konfliktit me klientin 39-vjeçar nga Shijaku. Policia zbulon bazën e prostitucionit në qendër të Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Arena e Lajmit se 39-vjeçari nga Shijaku dhe 22-vjeçarja nga Venezuela kanë deklaruar se janë njohur në rrjete sociale dhe kanë rënë dakord të kenë një raport intim, pa pranuar se ky raport është ofruar kundrejt pagesës, gjë që do t’i vinte të dy para kryerjes së një vepre penale. Për shkak krejt banal, të dy janë përfshirë në një sherr fizik dhe për t’i shpëtuar dhunës, vajza nga Venezuela është hedhur mbi tendën e lokalit, nga ku ka zbritur vetëm pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

Në polici, vajza ka mohuar ushtrimin e prostitucionit, po ashtu dhe 39-vjeçari mohon se ka paguar para për të marrë shërbim prej saj. Ngjarja u rregjistrua ditën e djeshme në qendër të qytetit të Durrësit, në një godinë ku jepen apartamente me qira.

Darjana Linares nga Venezuela së bashku me tri shoqe, kanë marrë një apartament me qira në katin e dytë të godinës. Konflikti sipas policisë, ndodhi për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet. Sot policia bëri me dije se ka nisur procedimi penal për 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Detajet/ 39-vjeçari nga Shijaku dhe vajza nga Venezuela u njohën në rrjetet sociale, nuk pranojnë në polici se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook