Edi Martini, tekniku i Teutës komentoi eliminimin në Kupë, pas humbjes me Tiranën.
“Më vjen keq për djemtë pasi luajtën shumë mirë. Dominuam pjesën e parë, në të dytën mund të shkonim 2-0. Në fund humbim një top të gjatë dhe për 2-3 sekonda, e pafalshme duke patur gjithë ato qendra. Mungesë përqëndrimi. Për rastin e fundit më vjen më tepër keq, mbrojtja është me eksperiencë dhe nuk mund të gabonim. Më vjen keq. Kotobelli? Ishin ndërrime të detyruara, ishim të ngarkuar. Eksperienca e Kotobellit na duhej, mund të futej edhe në fillim. Humb i gjithë ekipi, jo vetëm nëj individ. Dinamo? Më dhemb shumë pasi do të ishim në 4-she (gjysmëfinale). Të hënën duhet të rikuperojmë forcat dhe kampionati është shumë i gjatë, koha nuk pret”, tha Martini.
(J.S/)