Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje masive, duke krijuar probleme tek mijëra përdorues në të gjithë globin.
Rreth 500,000 përdorues të platformave të kompanisë Meta raportuan probleme me hyrjen ose aksesin, por pa kuptuar vërtetë se çfarë po ndodhte.
Disa përdorues zbuluan se kishin dalë nga llogaritë e tyre në Facebook, të tjerë morën njoftime në Instagram se nuk mund të lundrojnë në këtë rrjet social.
Faqja e statusit të Metës reagoi në lidhje me ndërprerjet e mëdha duke u shprehur se po punojnë për të rikthyer të gjitha shërbimet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë probleme me aksesin në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani”, tha zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në “X”.
Arena e Lajmit