Elia Zaharia e akuzoi se kishte falsifikuar diplomën, ish-ministri: Princ Leka kaloi me sukses një nga akademitë ushtarake më të vështira në botë

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike, Dritan Demiraj, i ka dalë në mbrojtje Princ Lekës, i cili u bë dje protagonist i një sherri me ish-vjehrrin e tij dhe ish-bashkëshorten, Elia Zaharia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demiraj shprehet se ka pasur privilegjin të punojë më shumë se 5 vite në familjen mbretërore, duke shtuar se ka drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina.

“Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume suksesi. Me Princ Leken kam miqesi te ngushte familjare per me shume 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin qe te punoj ngushte me shume se 5 vjet ne familjen mbreterore. Gjate ketyre viteve kam drejtuar personalisht pergatitjen e tij ne shume disiplina. Per tre vite me radhe Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses.
Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume te njohur te tjere kam pare nje djale super te edukuar dhe te mençur. Nje prind te perkushtuar si askush tjeter, nje djale shume besnik dhe te perkushtuar ndaj familjes, shokeve dhe me dashuri te madhe ndaj Kombit Shqiptar”, -shprehet ish-ministri.

Kujtojmë se dje Elia Zaharia në një video të publikuar në media akuzoi Princ Lekën se ishte me 4 klasë shkollë dhe se kishte falsifikuar diplomën e tij.

()

Arena e Lajmit

Elia Zaharia e akuzoi se kishte falsifikuar diplomën, ish-ministri: Princ Leka kaloi me sukses një nga akademitë ushtarake më të vështira në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook