“Izolimi i tij ka krijuar ngërçin më të madh për PD”, Shehu: Protesta e opozitës duhet të drejtohet kundër burgosjes së Berishës

Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se protestat e opozitës tashmë që PD ka arritur bashkimin duhet të drejtohen kundër izolimit politik të Sali Berishës.

Ai u shpreh se kundërvënia e fortë, aktive dhe e gjerë ndaj këtij akti duhet të jetë lejtmotivi i aksionit opozitar.

Reagimi i plotë:

E gjithe protesta, kunder izolimit te Liderit!
Vecanerisht tashme qe PD ka arritur bashkimin, e gjithe protesta duhet te drejtohet kunder izolimit politik te kryetarit te PD Z.Berisha, burgosjes se tij politike.
Qe ka krjuar “ngercin” me te madh per PD e opoziten…
Qe ne fakt u projektua dhe u realizua pikerisht per kete qellim nga rregjimi nepermjet “marjonetave” e tij.
Kundervenia e forte, aktive e gjere ndaj ketij akti anti ligjor, ndesh me te drejtat universale e Europiane, duhet te jete lejtmotivi i aksionit tone opozitar.
Pavaresisht kjo edhe “diversiteteve” personale, e te gjitheve, qe nga deputetet e deri te antari e simpatizanti me i larget i PD.
Perpara nje situate te tilla nuk kane asnje vlere “komisionet hetimore parlamentare”, mocionet, bashkekryetaret etj…
Prandaj e gjithe forca e jone, njerezit tane, maredheniet tona, kontaktet tona, te gjitha “tribunat” e mundeshme, duhet te kthehen e te koncentrohen per kete qellim.
Se ne fund te fundit aty eshte koncentruar dhe maksimalizuar i gjithe arbitrariteti i rregjimit, institucioneve te tij, shkeljes se demokracise e lirive.
Kjo ceshtje perben e duhet te perbeje tashme dhe thelbin e perpjekjeve tona opozitare.

Arena e Lajmit

“Izolimi i tij ka krijuar ngërçin më të madh për PD”, Shehu: Protesta e opozitës duhet të drejtohet kundër burgosjes së Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook