VIDEO/Ç’ndodhi sot në Athinë, i riu shqiptar që transportonte drogë përplas motorin e policisë, policia përgjigjet me zjarr

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së sotme në Athinë, ku një i ri shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme e duke përplasur një motor të tyre. Policia nga ana tjetër është kundërpërgjigjur me të shtëna deri sa ka arritur ta vërë në pranga shqiptarin.

Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorin e skuadrës “DIAS”.

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin.

Ai është një 26vjecar shqiptar, i cili është shoqëruar menjëherë drejt komisariatit të Agio Pantaleimona. Gjatë kontrollit brenda mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 kg marijuanë.

Arena e Lajmit

VIDEO/Ç’ndodhi sot në Athinë, i riu shqiptar që transportonte drogë përplas motorin e policisë, policia përgjigjet me zjarr

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook