Dënimi i Belerit, Idrizi: SPAK ta hetojë për akuza të tjera, po përdoret si ‘kalë Troje’ nga Greqia

TIRANË – Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke komentuar dënimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri nga SPAK, dekolaroi se Struktura e Posaçme duhet ta hetojë atë për disa akuza. Idrizi u shpreh se Beleri po përdoret si ‘kalë Troje’ nga Greqia, për të sulmuar Shqipërinë.

“Për ne Fredi Beleri është një ekstremist, e duhet të hetohet për pjesëmarrjen e tij në masakrën e Peshkëpisë, që është dënuar për armëmbajtje pa leje, që është dënuar për djegie të simboleve kombëtare nga gjykatat shqiptare. I kemi bërë thirrje SPAK që Beleri të hetohet për akuza të tjera. Për këtë çështje na vijnë përfaqësues të Greqisë, të cilët nga ana tjetër shtypin të drejtat e të burgosurve në vendin fqinj. Asnjë nga këta nuk kujtohet të thotë që të hiqet ligji i luftës. Beleri u zgjodh me kast, që të kthehet në kalë troje për Greqinë. Edhe pse Beleri ka shumë rekorde penale, sërish Athina e përdor për të sulmuar Shqipërinë. I qajnë hallin Fredi Belerit, për një njeri që është përsëritës i veprave penale. Kur ata thonë se pushteti ka interes që të marrë prona në Himarë, duhet të përmendin emra. Politika shqiptare duhet ta thyejë heshtjen për shqiptarët e Çamërisë”, tha Idrizi.

I pyetur se cili është mendimi i tij për negociatat mes maxhorancës dhe opozitës që të nisë një jetë normale parlamentare, Idrizi tha se çdo gjë që i shërben dialogut, por edhe bashkimit, është pozitive.

“Unë përshëndes mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit. Ky është një hap i rëndësishëm për opozitën e vendit. Partia Demokratike duhet të kthehet më e fortë. Ky do të ishte një lajm i mirë për opozitën në vend, por edhe për Shqipërinë. Opozita prej kohësh në ngërç, e mbështet bashkimin. Bashkimet janë gjithmonë të mira dhe unë uroj që palët të gjejnë kompromise, me qëllim që dhe jeta parlamentare të kthehet në normalitet. Rithemelimi duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka për Zgjedhoren, për listat e hapura etj. Unë druaj se dy partitë e mëdha nuk duan ndryshimin”, deklaroi Idrizi.

()

Arena e Lajmit

Dënimi i Belerit, Idrizi: SPAK ta hetojë për akuza të tjera, po përdoret si ‘kalë Troje’ nga Greqia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook