KAPSHTICË – Policia ka kapur një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar një procedure, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.
Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg, e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.
Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.
Pritet një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme. Droga është duke u peshur.
()