Trajneri i Kilit shpall listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë, debuton pa Vidal e Medel

Kili është kundërshtari i parë i Kombëtares shqiptare në vitin 2024. Kuqezinjtë e Silvinjos do të ndeshen me skuadrën latine në datën 22 mars në orën 20:45, për herë të parë në histori.

Trajneri i ri i “La Roja”, Rikardo Gareca, i cili do të debutojë në detyrën e re pikërisht përballë kuqezinjve, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Francës, me gjelat do të përballem me 26 mars.

Për sa i përket listës, Klaudio Bravo është rikthimi i madh, edhe pse portieri nuk po merr minuta te Real Betis. Gjithsesi, 40-vjeçari numëron 145 ndeshje me Kilin dhe Gareca kërkon të përfitojë nga përvoja e madhe e ish-kapitenit.

Trajneri i ri ka rikthyer edhe Edouardo Vargas, një emër i njohur për sulmin. 34-vjeçari, autor i 40 golave me Kilin, luan në Brazil me Atletiko MG prej nëntorit të vitit 2020. Medel dhe Arturo Vidal janë dy mungesat e mëdha të kësaj sfidë.

()

Arena e Lajmit

Trajneri i Kilit shpall listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë, debuton pa Vidal e Medel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook