Megi Doçi më në fund ka thyer mallkimin para portës në kampionatin turk, ku tashmë vesh fanellën e skuadrës së Gallatasarajit. Golashënuesja rekordmene e futbollit shqiptar, sot ka shënuar për herë të parë me ekipin të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit.
Doçi ka luajtur rregullisht me ekipin e Gallatasarajit, por pa arritur të gjejë rrjetën në takimet e mëparshme. Sot, ajo ia doli ta bënte një gjë të tillë, duke realizuar golin e parë në sfidën në transfertë ndaj Atashehir.
Në minutën e 15 të ndeshjes, asaj iu besua ekzekutimi i një penalltie dhe Doçi nuk gaboi, duke çuar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së saj, e cila më pas fitoi sfidën me shifrat 3-1.