Rama në Shkodër, inspekton mjediset e jashtme të stadiumit me kreun e bashkisë dhe presidentin e Vllaznisë

SHKODËR- Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri inspektuan mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se kreu i qeverisë ishte edhe tek pjesa e pasme e stadiumit, ku ndodhet tregu i rrobave i Zdrales.

Pikërisht ky vend, tregu i rrobave të Zdrales, sipas një projekti, pritet që të shembet.

Kryeministri Edi Rama, siç ka paralajmëruar do të mbajë mbledhje të qeverisë në Shkodër, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarë të bashkive, mes tyre 4 të opozitës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Rama në Shkodër, inspekton mjediset e jashtme të stadiumit me kreun e bashkisë dhe presidentin e Vllaznisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook