Myrto Uzuni ka realizuar gol me Granadën. Sulmuesi shqiptar shndërroi në gol një penallti në minutën e 21-të, në ndeshjen shtëpiake ndaj Real Sociedad. Uzuni u tregua i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Remiro.
Për Uzunin ky është goli i tetë në elitën spanjolle, për këtë sezon. Trajneri i Granadës, Medina e vlerëson në maksimum futbollistin kuqezi, me këtë të fundit që sa herë i është dhënë mundësia, ka treguar vlerat e tij.
28-vjeçari ka luajtur më parë në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe eksperienca në Hungari me Ferencvaros.
(J.S/)