Arsenal vuan por në fund fiton ndaj Brentford me shifrat 2-1, duke marrë kështu përkohësisht kreun e klasifikimit. Një ndeshje thriller në Londër, që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën.
U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për londinezët sidomos pas golit të Rice në minutën e 19-të, por nuk rezultoi kështu. Në shtesën e pjesës së parë, portieri i Gooners, Ramsdale në përpjekje për të larguar topin gabon, aty përfitoi Wissa i cili vendosi ekuilibrat.
Në pjesën e dytë u luajt me një portë, por mysafirët dukeshin të pathyeshëm. Heroi i skuadrës së Artetas ishte Havertz, në minutën e 86-të. Arsenal ka grumbulluar 64 pikë dhe është në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Liverpool.
(J.S/)