EMRAT/ Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania

Në bashkëpunim mes zyrave të Interpolit në Tiranë, Wiesbaden dhe Manchester, është mundësuar ekstradimi në Shqipëri i dy shtetasve, nga Britania dhe Gjermania.

Bëhet fjalë për shtetasit:

-Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;

-Shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Njoftimi: 

Bashkëpunimi i radhës me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuar, realizon ekstradimin e 2 shtetasve të dënuar/akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone.

Ky bashkëpunim i cili është konkretizuar ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Wiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimin në Shqipëri:

-nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;

-nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook