Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi humbjen 0-4 ndaj Partizanit.
“Humbja? E filluam ndeshjen shumë mirë. Kishim një rast të pastër dhe kur nuk shënon e pëson më pas nga hiqi. Ndeshja bëhet më e vështirë përballë një skuadre si Partizani. Lojtarët po luanin mirë deri në momentin e golit dhe ndëshkohemi kur nuk duhej. Nuk duhet të dorëzohemi dhe ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur aty ku duhet.
Mungesat? Nuk doja ti përmendja, sepse nuk dua të justifikohen. Por janë lojtarë të rëndësishme dhe sot realisht u ndje mungesa e tyre. Si Peposhi, si Sadiki ashtu dhe Osmanllari janë shumë të rëndësishëm për ne.
A do të mbijetojë Erzeni? Ne luajmë dhe krijojmë raste dhe dalim gjithmonë me ato që krijojmë. Pësojmë gola shumë lehtësi dhe kjo është ajo që më shqetëson. Nuk do të dorëzohemi dhe do të luajmë deri në fund si në sfidën e radhës përballë një ekipi direkt. Janë ende shumë pikë në lojë dhe ne nuk do të dorëzoheni asnjëherë. Ne krijuam, kishim zotërim topi, por na mungoi finalizimi”.
(J.S/)