Kaosi për vetëvrasjen e Dani Alvesh, reagon vëllai i ish-futbollistit: Duan ta shohin të vdekur, si mund të jeni kaq mizorë?

Nej Alvesh, vëllai i Dani Alvesh ka reaguar në rrjetet sociale pasi në natën e mbrëmshme u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale një informacion se ish-futbollisti brazilian kishte vrarë veten në burg. Lajmi i pakonfirmuar u përhap nga një gazetar brazilian, i cili më pas kërkoi falje duke insistuar se kishte pasur një gabim emri.

Por vëllai i ish-futbollistit, e ka cilësuar si mizore atë që po ndodhte me Dani Alvesh, i cili muajin e kaluar u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një të reje në një diskotekë në Barcelonë.

“Sa shumë mizori mund të kenë qeniet njerëzore? Ai u dënua për fjalët e një gruaje e cila hyri në banjën e meshkujve që të bënin diçka që vetëm ai dhe ajo e dinë se çfarë. Ai u dënua. A nuk mjafton kjo?”, tha ai fillimisht në një video të shpërndarë në Instagram.

“Nuk mjafton. Tani gjëja e çmendur është se e duan të vdekur. Si mund të jeni kaq mizorë? Babai im është mbi 70 vjeç. Nëna ime është mbi 60. A nuk kanë ata familje? Këto faqe që vazhdojnë e përhapin këto gjëra. Zoti pastë mëshirë për ju”, ishin fjalët e tij për vëllain, të cilit me një postim tjetër i uronte shëndet e jetëgjatësi.

  • foto galeri

/PanoramaSport

Arena e Lajmit

Kaosi për vetëvrasjen e Dani Alvesh, reagon vëllai i ish-futbollistit: Duan ta shohin të vdekur, si mund të jeni kaq mizorë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook