“Legia nuk e lëshonte Muçin, kërkohej edhe në Premier League”, Presidenti i Besiktas tregon për afrimin e lojtarit

Ernest Muçi ndryshoi mjedis në merkaton e janarit, teksa zgjodhi të largohej nga Legia për t’u bashkuar me Besiktas në Turqi. Presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë theksoi faktin se transferimi i futbollistit shqiptar ishte një mision mjaft i vështirë. Gjithashtu, Arat tha se Muçin e kërkonte edhe Aston Villa.

“Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe menaxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Legia nuk e lëshonte Muçin, kërkohej edhe në Premier League”, Presidenti i Besiktas tregon për afrimin e lojtarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook