Një nga më të mirët, ylli i Napolit i bindur, dëshiron qëndrimin

Khvicha Kvaratskhelia është i lidhur me Napolin me një kontratë deri në vitin 2027, por së shpejti mund të zgjasë marrëveshjen e tij edhe për disa vite të tjera. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të shkëlqyera në dy vitet e para me këtë ekip, fylli gjeorgjian sigurisht që meriton një rritje page dhe te kampionët e Italisë po punojnë për këtë.

Siç raporton Repubblica, çështja e rinovimit do të diskutohet në verë. Real Madrid dhe Barcelona janë në horizont, por Kvara preferon të qëndrojë te Napoli për të vazhduar rritjen e tij. Një kontratë e stilit Osimhen  mund të jetë zgjidhja për të kënaqur të gjithë, por palët nuk kanë përse të nxitojnë dhe në muajt në vijim me gjasë do të ketë diçka konkrete.

(J.S/)

 

 

 

 

Arena e Lajmit

Një nga më të mirët, ylli i Napolit i bindur, dëshiron qëndrimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook