PSG ndalet për të tretën ndeshje radhazi në Ligën 1 franceze, duke mos shkuar më shumë se 2-2 në shtëpi përballë Reims. Një ndeshje e lehtë në letër, por që rezultoi e vështirë në fushë. Megjithatë, PSG mban vendin e parë, me 10 pikë para vendit të dytë.
Të katër golat u shënuan në pjesën e parë. Ishin miqtë ata që shënuan të parët në minutën e shtatë me anë të Munetsit, i cili përfitoi nga një gabim amator në mbrojtje të vendasve nga Parisi.
Por në harkun kohor të 2 minutave, PSG përmbys sfidën. Në 17′ ishte një autogol i Reims, ndërsa në të 19′ Goncalo Ramos kaloi ekipin në avantazh. Portugezi po bëhet gjithnjë e më shumë vendimtar në Paris me golat e tij, edhe pse në fillim nuk bindi shumë.
Megjithatë, avantazhi i parizienëve zgjati deri në fundin e pjesës së parë. Reims barazoi shifrat në 2-2 në të 45′. Edhe pse PSG pati edhe 45 minuta kohë në pjesën e dytë, nuk arriti të fitonte. Mbape hyri në lojë në 73′, por nuk bëri diferencën.
()