Futbollist me origjinë shqiptare, Veldin Hoxha ka shënuar 3 gola në fitoren e kryesuesve të Rijekës, në duelin ndaj Osijekut. 21-vjeçari i magjepsi të gjithë teksa shënoi 3 golat në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në duelin ndaj Osijekut të Zoran Zekiç.
Hoxha shënoi në minutën e 21-të golin e parë. Të dytin e realizoi pas dy minutash, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63-të.
Talenti me origjinë shqiptare Hoxha u zëvendësua në minutën e 84-t, ndërsa Lindon Selahi kompletoi takimin. Enis Çokaj luajti vetëm në pjesën e parë për Osijekun. Rijeka është në vendin e parë me 56 pikë, kurse Osijeku në pozitën e katërt me 36 pikë.
Vlen të theksohet fakti se Veldin Hoxha cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Kroaci, muajt e fundit për të janë interesuar edhe drejtuesit e Kosovës. Hoxha në të kaluarën ka qenë pjesë e Kroacisë U21.21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat dhe ka një vlerë prej 3 milionë eurove në tregun e transferimeve.