“Dora në bakllava dhe kadaif”, Murrizi: Bashkimi i grupit të Bardhit me atë të Berishës? Hipokrizi! Ndryshimet te Rithemelimi pa garë!

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër bashkimit të grupit të Berishës dhe të Bardhit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai deklaroi se akti i bashkimit ishte hipokrizi dhe se zgjedhja e Bardhit dhe Gjekmarkajt si nënkryetar ishte pa garë.

“Edhe në Këshillat e tjera kombëtare kam qenë. Kam qenë deputet në kushtet më të këqija. Nuk mund të duartrokas çdo akt hipokrizie. Ata nuk u zgjodhën, Bardhi dhe Gjekmarkaj. Duhet të respektohet gara. Berisha, Foltorja tha se u vra gara nga Basha. Duhen dy poste, meqë PD e madhe, se këta e pranuan, dështuan. Këta që erdhën me Berishën, nuk kanë lënë gjë pa thënë. Ne nuk jemi Partia e Punës. Mënyra më demokratike për ndryshimet është vota. S’do të isha as me Bardhin dhe as me Gjekmarkajn në garë. Vlera e një burri matet nga armiqtë që ka. Unë i ruhem këtyre parimeve të mia. S’kam asnjë ngërç nga ky që jam. Ata duhet të ishin në garë. Nuk i kanë lënë sharjet. Me këtë drejtësi unë do të fshi opingat se nuk i kam besë. Bardhi dhe Gjekmarkaj duhet të garonte dhe të zgjidhej njëri prej tyre. Ky nuk është bashkim, por është çështje interesash për një grup njerëzish. Pse s’jep dorëheqje nga nënkryetari i Kuvendit Gjekmarkaj? Ai i hyn në hak njerëzve. Edhe dorën në ballkave dhe në kadaif nuk shkon?!”, tha Murrizi.
()

Arena e Lajmit

“Dora në bakllava dhe kadaif”, Murrizi: Bashkimi i grupit të Bardhit me atë të Berishës? Hipokrizi! Ndryshimet te Rithemelimi pa garë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook