Meta: Informaliteti i lartë dhe pastrim parash në sektorin e ndërtimit. Bum shitjesh apartamentesh, por dështim të mbledhjes së të ardhurave

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se ka informalitet të lartë dhe pastrim parash në sektorin e ndërtimit. Meta theksoi se gjithashtu në Shqipëri ka bum shitjesh të apartamenteve, duke shtuar se qeveria ka dështuar të mbledhë të ardhurat.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PL, Ilir Meta:

Një tjetër e dhënë tronditëse që vjen si pasojë e aktiviteteve të jashtëligjshme të pastrimit masiv të parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar me mbështetje qeveritare, është fakti se sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka ardhur në rritje në vitin 2023, por të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme kanë shënuar rënie më 2023.

Të dhënat zyrtare nga Administrata Tatimore tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan rënie me 23% në vitin 2023, ose në 5,4 miliardë lekë nga mbi 7 miliardë lekë në vitin 2022.

Ky është një tregues i vazhdimit të informalitetit të lartë në  ekonomi, jo vetëm në tregun e punës por edhe në transaksionet e shitjeve të pasurive të paluajtshme dhe si transaksione të tjera financiare.

Pra ka një bum shitjes të apartamentave në të zezë, por dështim të mbledhjes së të ardhurave nga shitja e këtyre pronave me prejardhje të dyshimtë.

()

Arena e Lajmit

Meta: Informaliteti i lartë dhe pastrim parash në sektorin e ndërtimit. Bum shitjesh apartamentesh, por dështim të mbledhjes së të ardhurave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook