“Pasi u largua nga skena e krimit, autori telefonoi avokatin”, gazetari zbulon dinamikën e sherrit në Frosinone: Thanë se u konfliktuan për një vajzë, por…

Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me sherrin mes dy grupeve shqiptare në Frosinone të Italisë gjatë fundjavës që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre.

Gjinaj zbuloi se pasi është larguar nga vendngjarja ku kishte qëlluar një prej shqiptarëve të grupit tjetër, autori ka telefonuar avokatin e tij dhe i ka shpjeguar ngjarjen.

Ai tregoi po ashtu dinamikën e ngjarjes duke thënë se autori ndodhej në lokal dhe ka qëlluar me armë drejt një prej shqiptarëve që erdhën në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndryshe nga sa u mendua fillimisht.

Po ashtu gazetari tregoi se fillimisht u tha se sherri mes tyre ishte bërë për një vajzë, por autoritetet italiane besojnë se ngjarja ka të bëjë me kontrollin e drogës në zonë.

“Autori ka hedhur armën dhe ka kontaktuar avokatin e tij duke i treguar ngjarjen pasi është larguar nga vendngjarja. Fillimisht u hodh teza se autori që ka shkrepur armën, Mikea Zaka, kishte ardhur dhe kishte qëlluar disa klientë në lokal. Ai ishte me dy miq në tavolinë të lokalit dhe aty vjen një grup me 4 persona shqiptarë. Në momentin që Zaka sheh personat që futen në lokal mes tyre dhe viktimën kishte tensione dhe u nxor një armë zjarri e cila qëlloi 6 herë. Zaka u shpreh se ai mori armën nga një prej personave që erdhën, por policia beson se arma është nxjerrë nga vetë Zaka.

Autori i dorëzuar është shprehur se sherri mes tyre ka qenë për një vajzë, por prokurori i zonës është shprehur se bëhet fjalë për kontrollin e drogës në zonë. Zaka po ashtu nuk ka folur për këtë vajzë pasi ka dalë para gjykatës sot”, shpjegoi ai.

Arena e Lajmit

“Pasi u largua nga skena e krimit, autori telefonoi avokatin”, gazetari zbulon dinamikën e sherrit në Frosinone: Thanë se u konfliktuan për një vajzë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook