Projekt-ligji për urdhrin e inxhinierit, Mena: Nuk duhet të miratohet, shkatërron profesionistët e fushës

Prej vitit 2022 në Kuvend është propozuar një projektligj për krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve. Kjo nismë ligjore nisi të diskutohet që në 2019-ën, ndërsa të përfshirë në projektligj ishin edhe arkitektët, të cilët u shkëputën më pas.

Në lidhje me këtë fakt, drejtoresha e Urdhrit të Inxhinierëve të Shqipërisë Dëshira Mena, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se nëse miratohet urdhri i inxhinierit, shkatërrohen profesionistët e kësaj fushe. Ajo theksoi se projekt-ligji për urdhrin e inxhinierëve nuk duhet asesi të miratohet, sepse nuk mbron profesionistët e fushës.

“Nëse miratohet urdhri i inxhinierit, shkatërrohen profesionistët e kësaj fushe. Ne si inxhinier nuk mund të anashkalohemi, sepse ne jemi grupi i vërtetë i interesit. Projekt-ligji për inxhinierët nuk duhet të miratohet.

Është thënë në Komisionet Parlamentare se po mbrojnë interesat e shoqatave, kur në fakt një shoqatë e krijojnë edhe 3 inxhinierë prsh, ata nuk janë përfaqësues i vërtetë i profesionit”, deklaroi Mena.

()

Arena e Lajmit

Projekt-ligji për urdhrin e inxhinierit, Mena: Nuk duhet të miratohet, shkatërron profesionistët e fushës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook