Teknologjia dhe natyra ‘shkrihen’ bashkë, krijohen lulet që ndriçojnë në errësirë

Studiuesit kanë krijuar lule të afta të rriten dhe të shkëlqejnë në errësirë duke përdorur një gjen nga kërpudhat. Bima e quajtur Firefly Petunia lëshon një shkëlqim natyral në errësirë.

Gjeni i përdorur ndryshon midis specieve të ndryshme dhe ndihmon në shndërrimin e energjisë në dritë organike. Ai rrit shkëlqimin e tyre duke rregulluar ndërveprimin midis dritës dhe energjisë.

Shkencëtarët po kërkojn metoda për të shtuar ndriçimin e bimëve që mund të jenë shumë shpejt në kopshtet e shtëpive.

  • foto galeri
  • foto galeri

Metodat tradicionale për krijimin e bimëve biolumishente kërkonin futjen e pesë gjeneve nga kërpudhat. Megjithatë, studimi i fundit ka treguar se një gjen i vetëm bimor mund të zëvendësojë dy gjene mykotike.

Teknologjia dhe natyra ‘shkrihen’ bashkë, krijohen lulet

Firefly Petunia ka një shkëlqim të lehtë në ngjyrë të gjelbër dhe fortësia i përngjan dritës së xixëllonjave. Me përmirësimin e metodave të përdorura, kompania që fshihet pas kësaj teknologjie, Light Bio ka arritur që lulja të ndriçojë qindra herë më shumë se më parë.

Synimi i saj i radhës është që të rrisë shkëlqimin e varieteteve të tjera të bimëve dhe të zgjerojë gamën e ngjyrave dhe llojeve të tyre.

Arena e Lajmit

Teknologjia dhe natyra ‘shkrihen’ bashkë, krijohen lulet që ndriçojnë në errësirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook