Zbulimi i bazës së armatimeve në Sukth, reagon Balla: Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Rrjetet që furnizojnë grupet kriminale…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin ku u zbulua një qendër armatimesh në Sukth, të cilat dyshoheshin se përdoreshin për furnizimin me armë të grupeve kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Ai ka shkruar se goditja e rrjeteve të tilla që furnizojnë grupet kriminale, është detyra kryesore e bluve.

Postimi:
🇦🇱 Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore👮👮‍♀️🚔 Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë👍

Arena e Lajmit

Zbulimi i bazës së armatimeve në Sukth, reagon Balla: Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Rrjetet që furnizojnë grupet kriminale…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook